MC Networking

Tarifa: Kemi Republikë Kryeministrore! E frikshme kur Rama fliste për mandat të 4

Profesori Fatos Tarifa duke folur në emisionin “Aranutistan” në MCN TV deklaroi se në Shqipëri kemi një Republikë Kryeministrore dhe jo Parlamentare.

Tarifa tha se partitë në Shqipëri janë të dobëta dhe prodhojnë lider të fortë. 

Në letrën e hapur e akuzoja Ramën për arrogancë pushteti dhe ai u përgjigj, tha nuk jam arrogant. Vet po të kisha mundësi do kisha dalë në protestë, sepse kostoja e jetesës është rritur shumë. Shkrimi i fundit ishte për rrezikun e një Republike Kryeministrore. Jemi në Republikë Kryeministrore, jo Parlamentare. Partitë politike në Shqipëri janë problem i madh, sepse janë parti të dobëta që prodhojnë lider të fortë. Kushdo atje është i përunjur dhe çdo anëtar është i zgjedhur nga kryetar. Nuk ka demokraci brenda partive politike në Shqipëri. Ne nuk jemi një demokraci. Nuk është demokraci funksionale, është elektorale. Klasifikohet si demokraci vetëm pse bëhen zgjedhje dhe prapë bëhen zgjedhje. Fakti që këtu një kryeministri sapo fitoi mandatin e tretë fliste për një mandat të katër ishte e frikshme. E shihte veten si të pazëvendësueshëm. Është sistemi që prodhon Parlament të dobët, kryetar partie të fortë, President të dobët. 140 vetat në Parlament janë njerëz të zgjedhur me dorë. Asnjë nga ata, as kryeministri nuk është testuar. Qëndrimi i gjatë në pushtet nuk zgjidh probleme, krijon. Që 32 vjet përpara kam qenë për mazhoritar të pastër. Parlamenti duhet të përfaqësojë vullnetin popullor. Ne nuk kemi votuar kandidatin, kemi votuar partinë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top