Ndërkohë që pritet nga gjykata shqyrtimi i dosjes që PD ka dërguar pas kuvendit të 11 dhjetorit, Komisioni i Rithemelimit ka nisur organizimin e primareve. Nga këto të fundit do të dalin emrat e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Në studion e lajmeve, Albana Vokshi, deputete e PD-së, tha se kjo mënyrë e re e përzgjedhjes së kandidatëve do t’i japë fund praktikës së pazareve dhe zarfeve në këmbim të emrit në listë.
Në gjykatë, Komisioni i Rithemelimit ka dorëzuar dosjen e vet. Gjykata duhet të regjistrojë logon e re të PD, pas kuvendit të 11 dhjetorit. Në gjithsecilin rast, duke mos pritur vendimet e gjykatës dhe shtyrjet e qëllimshme që i bëhen kësaj çështjeje, Komisioni i Rithemelimit ka nisur organizimin e primareve, që vijnë si risi. Është një model që ka rezultuar i suksesshëm në SHBA. Kandidaturat nuk do të vendosen më të zyrë, në bazë pazaresh dhe zarfesh nën tavolinë apo mbi tavolinë. Anëtarësia do të jetë ajo që do të vendosë për këto kandidatura.
Sa i takon mundësisë së afrimit me Lulzim Bashën, Vokshi ishte e prerë.
Nuk ka kompromis me Lulzim Bashën. Ai ka marrë vulën e turpit.
0 Comments: