MC Networking

Moti sot, vranësira e kthjellime

Ditën e enjte, Shqipëria do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira deri të dendura e kthjellime. Reshjet e shiut do të përfshijnë pasdite pjesën bregdetare me intensitet të ulët.

Mjegulla, parashikohet sërish e dendur në lugina gjatë mëngjesit.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare, ndërsa në bregdet do të vijë në forcim pasdite e kryesisht në mbrëmje e vrullshme deri në formën e stuhisë në bregdetin jugperëndimor.

Për pasojë, do të ketë shtim të dallgëzimit në dete të forcës 4 deri 6 ballë, kryesisht në Jon.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 3 deri 12°C në zona e ulëta 8 deri 20°C në zona bregdetare 9 deri 20°C

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Moti sot, vranësira e kthjellime | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.