MC Networking

Tarifa: Sipas Berishës ligjet në Shqipëri do të jenë fetare, feja është fija e barit dhe shpëtimi për të

I ftuar në emisionin e sotëm “Arnautistan” të gazetarit Mustafa Nano, në MCN TV, profesor Fatos Tarifa solli nnë analizë një deklaratë të Sali Berishës, bërë në njërën nga Foltoret e tij, mbi çështjen e ligjeve në Shqipëri.

Sipas Tarifës, të thuash se “ligje ateiste nuk do tëe ketë shumë në Shqipëri:” të bën të aludosh se këtu shume shpejt do të kthehet Sheriati, dhe një gjë e tillë është shumë e rëndë për një politikan.

“ Ndoshta në kokën e Sali Berishës vërtetë me një qeveri që pretendohet se do të drejtohet nga ai, duhet tu kthehet ligjeve ku feja luan një rol, feja përcakton juridiksionin, pra të heq dorë de-facto nga parimet e një shteti laik modern.  

Kjo fjalë e tij për mua nuk bën kuptim, për mua ligjet janë juridike, nuk janë filozofike, ateizmi është një pikëpamje mbi botën, nuk janë botëkuptim, ligjet nuk janë botëkuptimor, ligjet janë juridike, dhe rregullojnë marrëdhëniet e individëve dhe shtetin, por të thuash së në Shqipëri nuk do të ketë më “ligje ateiste”, do të thotë se ligjet e ardhshme në Shqipëri të jenë ligje fetare, pra ajo që të shkon në mendje shumë shpejt është që do të kthehet Sheriati, dhe tua thuash këtë grave kur dihet se çfarë kanë vuajtur gratë, kjo është një gjë shumë e rëndë. Mua nuk më habit më se çfarë thotë Berisha, asnjëherë, më habit se si njerëzit e dëgjojnë dhe e duartrokasin”

Nisur nga kjo, Tarifa, thotë se për Berisha, feja është fija e barit, si shpëtim për të.

“ Berisha ka për qëllim të mbroj vetëm kokën e vet, edhe në këtë rast, çfarëdo qe po ndodh ka për qëllim vetëm shpëtimin, feja është fija e barit e shpëtimi për të”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Tarifa: Sipas Berishës ligjet në Shqipëri do të jenë fetare, feja është fija e barit dhe shpëtimi për të | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.