MC Networking

Curri: Gjatë fushatës derdhet leku lumë, ata që deklarojnë shpenzimet janë 1% e deputetëve (VIDEO)

“Ata që deklarojnë shpenzimet janë 1% e deputetëve që i deklarojnë formalisht ato”. Kështu u shpreh mbrëmjen e sotme nga studio e lajmeve në MCN TV analisti Arjan Curri duke shtuar se në fushata, oligarkët, biznesmenët, njerëzit e pasur shkojnë dhe kapin kryetarët e partive dhe deputetët dhe derdhet lekë lumë.

Curri shtoi gjithashtu se gjatë fushatës janë shpërndarë ilaçe e deri te testi i enëve, ndërkohë që vetë deputetët kanë marrë naftë, para, makina me qira dhe kjo e bën të vështirë identifikimin e deklarimeve gjatë fushatës.

Intervista:

1-Z.Curri , siç e pamë vetëm 11 kandidatë kanë deklaruar shpenzimet për zgjedhjet e 25 prillit. Si mund të zgjedhjet financimi kur vjen puna tek zgjedhjet?

Curri: Çështja e financimit është e madhe, është diskutuar nëse është formale apo informale. Deputetët që deklarojnë shpenzimet janë 1% e deputetëve që deklarojnë formalisht shpenzimet. Në fushata, oligarkët, biznesmenët, njerëzit e pasur shkojnë dhe kapin kryetarët e partive, por edhe deputetët dhe derdhet lekë lumë për të financuar fushatat dhe në fund farë vetë deputetët kanë vështirësi për të deklaruar minimalen e shpenzimeve. Për të thënë të vërtetën ekziston një informalitet i madh. Unë kam pasur informacion që edhe ilaçe janë dhënë e deri te testi i enëve, që në vend të jepnin para jepnin mall. Edhe vetë deputetët kanë marrë naftë, para, makina me qira dhe është vështirë të identifikohen. Edhe ato 1% kanë deklaruar shumë qesharake në raport me realitetin.

2- Jo pak, por ishin 90 milionë euro ishin shpenzime të partive në fushatë. Kush mund ti kontrollojë dhe monitorojë këto shuma, ndërkohë a ka një filtër për origjinën  e tyre? Mos harrojmë se gjatë fushatave është folur për lobime të ndryshme qoftë nga Soros apo dhe lobimi rus. A janë këto para Curri që ndikojnë në rezultate?

Curri: Ato janë kapur se edhe pse u dhanë nga firma ofshore ishin të deklarauara në Departamentin e Shtetit që shkojnë nga jashtë. Çanta me lekë që natën shpërndahen nga njerëz besnikë dhe e vetmja mënyrë për ti kapur është me metoda speciale të hetimit. Këto fonde apo para të zeza janë nga të gjitha anët dhe po u hap kutia e pandorës del shumë zbuluar. Për sa i përket rezultatit sigurisht që ndikojnë.

3. Nuk shohim ambasadorët të flasin për këto gjëra. Ambasodrja Kim për shembull nuk është prononcuar asnjëherë për paratë e fushatës?

Curri: Mbase e ka quajtur të parëndësishme ose e ka quajtur edhe normale. Mbase iu duket problemi më i vogël ose mund të jenë të predispozuar ta tolerojnë për çështje që ato i dinë. Duhet të themi që edhe ambasadorët nuk janë të papërfshirë në këto lobime. Edhe ata bëhen pjesë e lojës së madhe të qarkullimit të parasë së madhe.

4. Flitet shpesh se vendi për kandidat blihet pranë kryetarëve të partive. Ju i besoni se dikush p.sh nga zotërinjtë apo zonjat në Parlament të ketë paguar z. Basha apo z. Rama për të vënë emrin në listën e partive përkatëse?

Curri: Unë di njerëz konkretë të të dyja partive që kanë ofruar 200 mijë euro për vendet e sigurta në PD. Nga ana e majtë që për shkak se pjesa e sigurt u ul poshtë dhe kishte vendet e sigurta më të shtrenjta. Shumë të panjohur u shpallën si prurje.

5. Po vendimin e 2 ditëve më parë të kreut të PD-së Lulzim Basha për shkarkimin e Flamur Nokës si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë dhe paralajmërimin e tij për përjashtim nga grupi.

Curri: Në PD po bëhen gati shumë përjashtime dhe një nga informacionet që kam është që ai po përgatit një surprizë për të thirrur kongresin para Berishës dhe mbledhja do jetë për ndarjen e bashkive dhe në kulm do jetë vetingu. Sa bukur PD e ka justifikimin për të bashkuar votat me PS për reformat. Përveç të tjerave çdo kongres që thërret Berisha do jetë një njollë e zezë për PD.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Curri: Gjatë fushatës derdhet leku lumë, ata që deklarojnë shpenzimet janë 1% e deputetëve (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.