MC Networking

Shifrat e BB dhe BERZH/ Tabaku: Shqipëria e dyta në botë për korrupsion

Duke u referuar raporteve të Bankës Botërore dhe BERZH, të cilat pasqyrojnë Shqipërinë si e dyta në botë për korrupsion, deputetja e zgjedhur e PD Jorida Tabaku shkruan se duke nisur nga kjo, tre herë më shumë korrupsion paguajnë bizneset shqiptare në raport me tetë vite më parë!

Sipas saj, korrupsioni është oksigjeni i kësaj mazhorance prandaj ajo stimulon pandershmërinë dhe paligjshmërinë.

“Një shtet i kapur nga korrupsioni, që fut duart në xhepat e sipërmarrjeve dhe qytetarëve.
Kjo është e vërteta e Shqipërisë që pasqyrohet edhe nga Banka Botërore dhe BERZH.

Të dytët në botë për korrupsionin, me zyrtarë që mbushin portofolet nga taksat e shqiptarëve dhe u heqin fitimet bizneseve të shqiptarëve.
3 herë më shumë korrupsion paguajnë bizneset shqiptare në raport me 8 vite më parë!
ky nuk është as raporti i vetëm dhe as raporti i fundit ndërkombëtar që tregon natyrën e vërtetë të regjimit të korruptuar që shqiptarët kanë përballë.
Korrupsioni është oksigjeni i kësaj mazhorance prandaj ajo stimulon pandershmërinë dhe paligjshmërinë.
Një regjim që vjedh zgjedhjet mund të ofrojë vetëm vjedhjen dhe korrupsionin si formë qeverisje!”, deklaron Tabaku.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Shifrat e BB dhe BERZH/ Tabaku: Shqipëria e dyta në botë për korrupsion | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.