MC Networking

LSI ankimon në KAS qarkun Berat: Na janë marrë të paktën 80 vota të vlefshme

Lëvizja Socialiste për Integrim, këtë të dielë ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e  Beratit.

Drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankimimeve dhe Saksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, LSI ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në disa QV  dhe përsëritjen e zgjedhjeve për të gjithë qarkun e Beratit.

Sot është edhe afati i fundit i ankimimeve për subjektet politike në KAS, ku LSI shprehet se gjatë numërimit të votave të vlefshme ka pasur parregullsi nga grupet e numërimit, ku sipas pamjeve filmike dhe provave të mbledhura nga komisionerët e saj, janë të paktën 80 vota të vlefshme që i janë marrë LSI-së.

Në këtë qark Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka arritur që të sigurojë asnjë mandat ndërsa partia Socialiste ka marrë 5 mandate.

Sipas LSI diferenca e votave mes kandidatit të saj dhe të PS ka qenë shumë e vogël, ndaj në bazë të fakteve dhe provave që zotërojnë theksojnë se ka shkelje dhe manipulim.

Ndërkohë më herët LSI ka ankimuar kërkesën dhe ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve për të gjithë qarkun e Gjirokastrës.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
LSI ankimon në KAS qarkun Berat: Na janë marrë të paktën 80 vota të vlefshme | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.