MC Networking

Arsyet përse filmi “Bashkë me erën” është kthyer në mit

Ka shumë arsye që shpjegojnë se përse "Bashkë me erën", filmi i vitit 1939, nga i cili tashmë nuk ka asnjë aktorë të mbijetuar, pasi edhe Olivia De Havilland ndërroi jetë në moshën 104-vjeçare më 26 korrik 2020, është bërë mit në historinë e kinemasë.

Më shumë se fjalët, edhe numrat mund ta shprehin qartë historikun se si u realizua filmi “Bashkë me erën”:

Filmi zgjat 238 minuta, por për këto minuta ka qenë e nevojshme të xhiroheshin 158.000 metër shirit filmi dhe në versionin përfundimtarë u përdorën rreth 6800.

Historia e 3 regjisorëve që drejtuan filmin. I pari, George Cukor, u pushua nga puna pas disa javësh sepse nuk respektoi kohërat e përpunimit. Ai u pasua nga Victor Fleming i cili u sëmur dhe u zëvendësua në ditët e fundit nga Sam Woods.

Filmi kushtoi 4 milionë dollarë, megjithatë nuk u vendos tek 100 më të “pasurit” nëhistorinë e kinemasë.

Pjesëmarrja e protagonistes femër Vivien Leigh kushtoi 25 mijë dollarë, ndërsa e Clarc Gable 125, mijë pavarësisht se mori pjesë shumë pak në xhirime.

Janë realizuar rreth 90 skena, e para ishte ajo e zjarrit të Atlantës, e cila u realizua vetëm me një “ciak”.

Aktoreve iu propozua të luanin Rossella O 'Hara. Vivien Leigh ia kaloi rolin Katherine Hepburn dhe Bette Davis. Sa i përket epërsisë mashkullore, Gary Cooper nuk pranoi rolin që iu dha në fillim, më pas u zgjodh Clark Gable.

Filmi “Bashkë me erën” është transmetuar për shumë vite radhazi. Në kinema, ai transmetohet për herë të parë në vitin 1939.

Oskari i parë për një aktore të zezë, në historinë e kinemasë, shkoi te Hattie McDaniel, e cila interpreton shërbyesen Mamie në film. Në total "Bashkë me erën" fitoi 8 statuja, që konsiderohet si një rekord për kohën.

Instituti Amerikan i Filmit në 1998 e përfshiu "Bashkë me erën" në renditjen e filmave më të rëndësishëm në historinë e kinemasë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Arsyet përse filmi “Bashkë me erën” është kthyer në mit | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.