MC Networking

Kërkimi për naftë në Dumre, kreu i AKBN: Kapacitetet janë të mëdha (VIDEO)

Pak ditë më parë qeveria shqiptare dhe kompania italiane, Eni nënshkruan marrëveshje për kërkimin e naftës në zonën e Dumresë. Përfitimet ekonomike nga ana e palës shqiptare pritet të jenë të mëdha, por autoritetet nuk kanë ende një shifër sa fuçi naftë do nxirren në ditë. Vlerësimet jozyrtare flasin për një sasi nga 1 deri në 5 miliard fuçi nafte në tre brezat e kërkimit. Adrian Bylyku, drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore thotë për Tema Tv se kapacitetet naftëmbajtëse në këto zonë janë të mëdha.

Janë duke kryer një investim afatgjatë në disa miliona dollarë kundrejt premisave që bëhet fjalë për sasi nafte të konsiderueshme për bllokun e Dumresë. Patjetër pas përfundimit të këtyre dy fazave që përmenda, në një kontratë hidrokarbure do të përfitojnë të dy palët, sipas marrëveshjes. Do të përfitojë edhe shteti shqiptare, edhe kompania që kryen studimin dhe më pas duke shpresuar se do të realizojë edhe prodhimin

Kompania ENI ka kryer kërkime edhe herët gjatë viteve ‘90 në bllokun 2 dhe 4 në Adriatik,  ku bëri 3 shpime që rezultuan të pasuksesshme. Bylyku thotë se për të arritur te nënshkrimi i marrëveshjes, kompanisë italiane iu desh studimi me imtësi i hartës gjeologjike.

Kompania Eni ka gjykuar se në lidhje me bllokun Dumreja ekzistojnë potenciale hidrokarbure për t’u shfrytëzuar dhe nga kjo pikëpamje ato kanë paraqitur ofertën e tyre për të kryer fazën e kërkim-zbulimit dhe të vlerësimit. Faza e kërkimit do të jetë deri në 7 vjet dhe faza e vlerësimit deri në 3 vjet të tjera. Këto kompani kanë përpunuar të dhënat ekzistuese, në bashkëpunim me specialistët tanë dhe me të dhënat që ne kemi në arkivën e hidrokarbureve

Sipas kreut të AKBN-së, mundësitë për ndotje mjedisore në zonën ku do të kërkohet naftë në Dumre janë zero.

Edhe gjatë negocimeve, ne kemi vënë re që qoftë edhe në një kohë të shkurtër nga kontrata e parafundit deri te e fundit, elementët mjedisorë që kemi negociuar me këtë kompani kanë qenë në nivelin më të lartë. Bëhet fjalë që kompania të kryejë fazën e parë të studimeve që ne u themi në gjeologji dhe sizmik, duke respektuar standardet më të larta mjedisore. Nuk bëhet fjalë vetëm për ndotjen, por duke përfshirë edhe elementët e akustikës apo të çfarëdolloj ndotjeje, kjo kompani ka standardet më të larta. Dhe natyrisht është shumë sensitive edhe në raport me banorët e zonës apo të gjithë fenoment që mund të konsiderohen si të tillë   

Zona ku do të shfrytëzohet për kërkimin e naftës në Dumre përfshin një sipërfaqe prej 532 mijë m2, dhe një thellësi që shkon deri në 6 km nën tokë. Zona naftëmbajtëse në Dumre shtrihet në zonën e Shpirag-Dumresë, nga Shpiragu-Berati e deri në Bënjë.

 

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Kërkimi për naftë në Dumre, kreu i AKBN: Kapacitetet janë të mëdha (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.