MC Networking

Di Maio në kopertinën e “Forbes” dhe koincidenca ironike e fotos

Një portret i zëvendëskryeministrit dhe ministër i Zhvillimit dhe Punës, Luigi Di Maio, është në kopertinën e radhës të variantit italian të revistës “Forbes”. Fotoja mban autorësinë e Oliviero Toscani-t, që të gjithë e njohin si fotografi i “Benetton”. Deri këtu, kjo foto nuk do të përbënte aspak lajm, pasi Toscani është autor i të paktën 70% të kopertinave të revistës.

Por çështja është se ky numër i “Forbes” vjen pak ditë pas shembjes së urës Morandi në Xhenova, që u pasua nga deklarata të ashpra të Lëvizjes 5 Yjet dhe drejtuesit të saj, Luigi Di Maio, në adresë të kompanisë Atlantia SpA, që kontrollon Autostrade per l’Italia dhe është pjesë e grupit Benetton. Me pak fjalë, duket si ironi e fatit.

“Forbes” e ka gjetur me vend të sqarojë se fotoja është shkrepur në fund të korrikut, pra dy javë para tragjedisë së Xhenovës. 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top