Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve vendos ndërprerjen e një spoti publicitar të kompanisë të telefonisë së lëvizshme “Vodafone”. Shkak është bërë një ankesë e kompanisë tjetër “Telekom Albania”, e cila pretendon se kompania rivale i ka kopjuar shprehje të reklamave të saj.
Në ankesën e “Telekom Albania”, thuhet se reklama e “Vodafone” ka përvetësuar shprehjet “Rrjeti absolut në Shqipëri”, “Vodafone është rrjeti më i shpejtë me 60% më i lartë se operatorët e tjerë”.
Sipas pretendimit të Telekom Albania, mesazhi “rrjeti absolut në Shqipëri”, është një pohim i pasaktë dhe për këtë arsye transmetimi dhe shfaqja e saj për publikun përbën një praktikë të padrejtë tregtare.
Pas verifikimeve të kryera përmes AKEP-it, Komisioni konkludoi se reklama e Vodafone përmban informacion të pavërtetë në lidhje me shërbimin e internetit.
Në vendimin e Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorit thuhet se afati I ankesës për këtë vendim bëhet brenda 30 ditësh.
0 Comments: