MC Networking

Hiqet reklama e “Vodafone” pas ankesës së “Telekom Albania”

Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve vendos ndërprerjen e një spoti publicitar të kompanisë të telefonisë së lëvizshme “Vodafone”. Shkak është bërë një ankesë e kompanisë tjetër “Telekom Albania”, e cila pretendon se kompania rivale i ka kopjuar shprehje të reklamave të saj.

Në ankesën e “Telekom Albania”, thuhet se reklama e “Vodafone” ka përvetësuar shprehjet “Rrjeti absolut në Shqipëri”, “Vodafone është rrjeti më i shpejtë me 60% më i lartë se operatorët e tjerë”.

Sipas pretendimit të Telekom Albania, mesazhi “rrjeti absolut në Shqipëri”, është një pohim i pasaktë dhe për këtë arsye transmetimi dhe shfaqja e saj për publikun përbën një praktikë të padrejtë tregtare.  

Pas verifikimeve të kryera përmes AKEP-it, Komisioni konkludoi se reklama e Vodafone përmban informacion të pavërtetë në lidhje me shërbimin e internetit.

Në vendimin e Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorit thuhet se afati I ankesës për këtë vendim bëhet brenda 30 ditësh.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top