MC Networking

Sa shpesh duhet t’i prisni flokët bazuar në llojin e tyre

Nëse i prisni flokët shumë shpesh ato mund të mos rriten, por nëse nuk i prisni apo do të kthehen në “kashtë”. Por sa shpesh dhe sa rrallë duhet të pritet floku?

Bright Side shkruan se prerja e flokut duhet të bëhet në bazë të strukturës së flokëve tuaj.

1. Flokë kaçurrela

Sa shpesh ju duhet një prerje flokësh për një pamje perfekte, bazuar në llojin tuaj të flokëve

Ky lloj floku duhet të pritet një herë në çdo 6 muaj nëse doni të mbani gjatësinë dhe modelin tuaj. 

2. Flokët me dredha

Sa shpesh ju duhet një prerje flokësh për një pamje perfekte, bazuar në llojin tuaj të flokëve

Flokët me dredha janë natyrshëm mjaft të thata. Kjo është arsyeja pse nëse keni flokë me dredha dhe dëshironi të mbani kaçurrelat tuaja rekomandohet që ato t’i  shkurtoni një herë në 6 deri në 12 javë . Në rast se flokët tuaj janë të dëmtuar nga nxehtësia ose janë të lyer, do të ishte më mirë t’i prisnit sa herë që t’i lyeni. Kjo do të parandalojë djegien e majave.

3. Flokë të drejtë ose të valëzuar

Sa shpesh ju duhet një prerje flokësh për një pamje perfekte, bazuar në llojin tuaj të flokëve

Flokët e imët në të shumtën e rasteve, të lodhin për tu kujdesur. Ju mund të shihni për javë të tëra teksa floku juaj ju mahnit dhe papritur zgjoheni një ditë duke parë se floku juaj është I kthyer. Çelësi për të pasur flokë të drejta ose me onde të mirëmbajtura është që shpesh t’i prisni ato pa I shkurtuar shumë. Për rezultate më të mira, bëni një prerje një  herë në 10 javë ose  3 muaj për të mbajtur flokët tuaj të kontrolluar.

4. Flokë të trashë

Sa shpesh ju duhet një prerje flokësh për një pamje perfekte, bazuar në llojin tuaj të flokëve

Flokët e trashë nuk kanë nevojë për prerje flokësh për një kohë më të gjatë. Sidoqoftë, ndonjëherë mund t'ju bëjë të çmendeni me fijet e flokëve të rëna. Pra, nëse keni flokë të trashë mund të bëni një prerje flokësh çdo 6 muaj për të parandaluar rënien e tyre.

5. Flokë të hollë

Sa shpesh ju duhet një prerje flokësh për një pamje perfekte, bazuar në llojin tuaj të flokëve

Flokët më të hollë janë të prirur për tu këputur. Plus që mund ta humbasin stilin e tyre shumë shpejt. Pra, për të mbajtur stilin tuaj dhe për të parandaluar dëmtimin, është më mirë ta  shkurtoni atë  çdo 2 muaj .

6. Flokët e dëmtuar

Sa shpesh ju duhet një prerje flokësh për një pamje perfekte, bazuar në llojin tuaj të flokëve

Nëse flokët tuaj janë të prirur për tu bërë me maja dyshe, ju i lyeni, ose përdorni shpesh pjaster, është më mirë t'i shkurtoni një herë në 8 javë (6-12 javë). Kjo do të ndihmojë flokët tuaj të qëndrojnë më të shëndetshëm . Prerjet e shpeshta të flokëve do të ndihmojnë në parandalimin e këputjes dhe tharjes së tepërt. Kjo nuk do të thotë që ju duhet ti shkurtoni shumë shpesh.

Përshtati MCNtv.al

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top