Natasha Mulaj një nga anëtaret e Këshillit të Posaçëm të Apelimit.
Ai këshill ka tre anëtarë të cilët sipas drejtuesit te emisionit “Ajsberg” në MCN TV nuk duhej të ishin aty.
Një prej tyre është larguar dhe ai është Luan Daci. Tjetri është Artan Hajdari, i cili ka bashkëpunuar me 2-3 gjyqtarë për të rritur apo zvogëluar moshën e gjyqtareve dhe me një informacion të tillë një gjyqtar nuk mund të kalonte Vettingun.
Ndërkohë Natasha Mulaj e pyetur nga Vasilika Hysi në komisionin ad-hoc është përgjigjur me shprehjen “nuk e di kam qenë në pritje”.
Ajo vetëm në vitin 2017-të ka kryer 19 kurse kualifikimi të cilat unë do ti quaja seminare. Një kurs e ka kryer në 2009-ën dhe një tjetër në 2010-n. Gjithsej të gjithë këto kurse janë kryer në një muaj e pak ditë. Në deklarimin e saj Mulaj ka thënë shumë gjëra, por disa prej tyre i ka harruar, ato më të rëndësishmet dhe që i kërkohen çdo gjyqtari.
Por cilat janë këto të vërteta që nuk janë deklaruar?
“Ajsberg” ka kërkuar të dhënat që anëtarët kanë plotësuar, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Por ka gjetur këto deklarime në mënyrë jo zyrtare të cilat nuk përputhen.
Sipas një vërtetimi të datës 28 maj të 2013-ës Mulaj ka punuar 2 vjet e 4 muaj gjyqtare pranë gjykatës Tropojë. Më pas nga 16 nëntori 2007 deri më 9 prill 2013-të ka punuar si ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë dhe rezulton më një eksperiencë 7 vite e 9 muaj si gjyqtare duke mos plotësuar një nga kriteret e KPA që kërkon të paktën 15 vite eksperiencë pune.
Kjo ka qenë edhe arsyeja përse në 2015-ën Këshilli i Lartë i Drejtësisë e skualifikoi në vendin vakant të inspektores në të cilin kërkohej edhe më pak eksperiencë pune.
Në pjesën e të dhënave për kualifikimet dhe arsimimin Mulaj ka deklaruar se ka nisur Fakulterin e Drejtësisë në vitin 1990-të dhe e ka përfunduar në vitin 1996-të, ndërkohë që koha normale ka qenë 4 vite.
Po ashtu ajo ka deklaruar se ka filluar në Maj 2005-së dhe ka mbaruar në prill 2010-të Magjistraturën. Kjo është një tjetër habi pasi Shkolla e Magjistraturës zgjat vetëm 3 vjet dhe nuk bën kualifikime siç ka deklaruar ajo por të jep titullin magjistër.
0 Comments: