Sulmuesi i Bayern Mynchen Eric Maxim Choupo-Moting ka humbur grumbullimin me kombëtaren kamerunase për shkak të një emaili. Kjo sepse kombëtarja e tij e ka nisur gabimisht kërkesën për grumbullim.
Bild thotë se ai mesazh nuk mbërriti kurrë te Bayern Mynchen sepse drejtuesit e federatës kamerunase ia nisën vetes.
“Luanët e pamposhtur” do të luajnë kundër Kepit të Gjelbër (26 mars) dhe Ruandës (30 mars), takime të vlefshme për eliminatoret e Kupës së Afrikës.
31-vjeçari ishte pjesë e listës së trajnerit Antonio Conceiçao, por vetë futbollisti ka konfirmuar se do të humbasë ndeshjet e radhës.
“Mungesë e madhe profesionalizmi, bisedova me drejtuesit e Bayern Munchen, por ata më thanë që asnjë ftesë nuk kishte ardhur për mua",- deklaroi lojtari ofensiv, i cili ka shënuar 13 gola me Kamerunin.
0 Comments: