MC Networking

Kjo dietë shkrin dhjamin më shpejt se çdo dietë tjetër, ja çfarë thonë ekspertët

Shumica e ekspertëve sugjerojnë që të humbni peshë me ritëm të ngadaltë dhe të qëndrueshëm duke adoptuar zakone të shëndetshme jetese që mund t'u përmbaheni me kalimin e viteve. Në këtë mënyrë, ju mund të humbni peshë dhe ta ruani atë stabël.

"Humbja e peshës ngadalë është gjithmonë një sfidë, megjithatë unë mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të bërë ndryshime të qëndrueshme. Bëhet fjalë për modifikimet e stilit të jetës të cilat mund të përshtaten dhe të ruhen gjatë gjithë kohës", thotë Alexander Lightstone Borsand, një mjek me përvojë në humbjen e peshës.

Disa studime kanë zbuluar se humbja e shpejtë e peshës mund të jetë po aq efektive në planin afatgjatë sa humbja e ngadaltë e peshës.

Borsand thotë se humbja e shpejtë e peshës mund të shërbejë si një përforcues i madh besimi.

"Humbja e peshës shpejt mund të jetë e dobishme për t'i bërë njerëzit të shohin disa ndryshime edhe në shëndetin e tyre", thotë ai.

Pra, si mund të humbni peshë shpejt?

Ekspertët thonë se një nga dietat më të mira që shkrin yndyrën shpejt është agjërimi me ndërprerje ose NFSE.

Borsand rekomandon dietën 16/8 IF, pasi ajo "lejon optimizimin e disa hormoneve që nxisin lipolizën, ose harxhimin e yndyrës për energji".

Metoda 16/8 përfshin agjërimin çdo ditë për 16 orë. Kjo do të thotë që vakti juaj i parë do të jetë rreth mesditës dhe vakti juaj i fundit në 8 pasdite.

Nëse ajo dietë është pak ekstreme për ju, mund të provoni edhe metodën 14:10, sipas Dr. Pamela Peeke, kryetare e Bordit Këshillimor Shkencor Jenny Craig.

"Në një studim të botuar në Nature, studiuesit zbuluan se metoda 14:10 e agjërimit me ndërprerje që do të thotë agjërim për 14 orë dhe ngrënie për 10, siguron humbje optimale të peshës, veçanërisht kur një person idealisht e përfundon ngrënien në mbrëmje herët, duke lejuar trupin të rinovohet gjatë mbrëmjes"thotë Dr. Peeke.

Ju mund të keni supozuar se dieta keto, e cila ju inkurajon të hiqni karbohidratet nga dieta juaj është dieta më e mirë për humbjen e peshës, por Rachel Benight, një dietolog dhe trainer tersonal i çertifikuar nga NASM thotë se nuk është kështu.

"Dietat me karbohidrate të ulëta, si keto, shpesh reklamohen për humbje të shpejtë të peshës, por kjo në fakt është për shkak të humjes së glikogjenit (karbohidratet e ruajtura në mëlçi dhe muskuj). Karbohidratet bëjnë që trupi të mbajë tre deri në katër herë më shumë ujë krahasuar me proteina dhe yndyrë, kështu që kur ka një reduktim drastik, kjo do të çojë në 'humbje peshe' të shpejtë ", thotë Benight.

*Burimi Eatthis

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top