MC Networking

Kryetari i Asamblesë turke, Şentop: S’do të lejojmë kurrë që Feto të helmojë marrëdhëniet Shqipëri-Turqi (VIDEO)

Kryetarit i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, priti sot në një takim pune delegacionin parlamentar në vizitën e tyre zyrtare në Tiranë, të kryesuar nga kryetari i Asamblesë së Madhe të Turqisë, Mustafa Şentop, më të cilën mbajtën me pas edhe një konferencë të përbashkët.

Në fjalën e tij Ruçi i shprehu falenderime shtetit turk për ndihmën që i ka dhënë Shqipërisë si pas tërmetit dhe gjatë pandemisë.

Kryetari i Kuvendit është shprehur se marrdhënjet mes dy shteteve janë shumë të mira.

“Nga njëra ana faleminderit për 500 shtëpitë pas pasojave të tërmetit edhe pse Turqia u godit vetë një nga tërmet, vendi mik nuk u tërhoq për asnjë cast nga ai premetim dhe  as për ndihmën që i dha Shqipërisë për rimëkëmbjen nga pandemia. Ndihmat në infratrukturën për 100 pacientë në vit apo ndërtimi 9 spitalit janë tregues që shteti dhe populli turk na ka dhënë  mbeshtetjen ne si vend. Të dy popujt kanë një fjalë të urtë, “miku I mirë njihet në ditë të mira”. Bashkëpunimi jonë kupton më mirë këtë kujtesë popullore. Unë medoj se askush nuk dëmtohet nga miqësia dhe dashuria midis popullit, përkundrazi të gjithë fitojnë. Bashkërisht vlerësuam vizitën e kryeministrit Rama me presidentin Erdogan në janar të këtij viti. Sigurisht përshëndetëm nënshkrimin e deklaratës së përbashkët politike. Deklaratë kjo që i ngre marrëdhëniet tona dypalëshe në një partneriteti strategjik. Siç dihet Turqia dhe Shqipëria janë partner të vlerësuar në NATO dhe po punojnë intesivisht për të arritur objektivin e përbashkët kombëtar për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Integrimi evropian është busulla jonë dhe objektivi ynë. Shumë kompani turke kanë investuar afërsisht 3.6 miliardë dollarë në Shqipëri. Ne ramë dakord që të vazhdojmë mbështetjen e këtyre kompanive për investime të mëtejshme në Shqipëri”, tha Ruçi.

Sakaq, kryeparlamentari Ruçi tha se Shqipëria ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e çështjeve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.

“Përshëndetëm sigurisht edhe marrëveshjen e nënshkruar pak muaj më parë në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e çështjeve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë. Thelbësore për ecjen përpara e Kosovës dhe Serbisë është një zgjedhje gjithëpërfshirëse, e cila do të dërgojë në ruajtjen e stabilitetin dhe integritetin rajonal të të dyja vendeve. Vizita e kryetarit të Asamblesë së Madhe turke përkon direkt pas takimit të kryeministrit Rama në Turqi. Kjo konfirmon dhe njëherë marrëdhëniet shumë të mira mes dy popujve tanë”, përfundoi Ruçi.

Nga ana e tij zyrtari i lartë turk, Mustafa Şentop, përmendi disa nga bashkëpunimet ekonomike mes Turqisë dhe Shqipërisë. Ai nuk harroj pa përmendur organizatën FETO, të cilën ai e quajti të rrezikshme për vetin tonë. Sipas Sentop, ky grup terrorist nuk është i shtrirë vetëm në Turqi po në shumë vende të botës. Ai u shpreh se aktivitetet e tyre i fshehin pas institucioneve arsimore, spitalet e të tjera.  

"Marrëdhëniet tona dy palëshe po ecin në mënyrë të mrekullueshme. Sot në takimin që pata me Rucin ne realizuam bashkëbisedime shumë të dobishme. Këto marrëdhënie dy palëshe dhe marrëdhëniet nder parlamentare ne i zhvilluam në të gjitha dimensionet.  Do kem mundësin që të takohem me presidentin Meta dhe kryeministrin Rama. Gjatë vizitës që Rama bëri në Tuqi marrëdhëniet tona dypalëshe u ngritën në nivelin strategjik. Zyrtarizmi i këtij partneriteti do të ngrejë në nivele më të larta bashkëpunimet në të gjitha fushat. Do të ndalem edhe tek organizata terroriste e FETO-s. Ashtu si në vende të ndryshmen të Ballkanit kjo organizatë terroriste është prezentë edhe në Shqipëri.

Kjo organizatë FETO është një organizatë shkoi deri aty sa të bombardojë parlamentin e Turqisë. Në Turqi kjo organizatë FETO është e dënuar në masë të madhe, por që nuk është vetëm Turqia objektivi i kësaj organizate terroriste të nivelit ndërkombëtar. Por, kjo organizatë, ky grup për të realizuar qëllimet e veta i maskon aktivitete me arsimin, spitalet dhe strukturat e ndryshme. Të gjitha vendet ku ajo është aktive përben një rrezik për ato.

Por ne nuk do të lejojmë kurrën e kurrës që kjo organizatë terroriste të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve. Momentalisht shkëmbimet tregtare mes dy vendeve tona janë mbi gjysmë miliardë dollarësh. Siç e tha kryetari më parë investimet turke kapin vlerës 3.5 miliardë dollarësh. Jemi të vendosur që ta rrisim këtë. Do të zgjerojmë investimet tona në Shqipëri edhe në sektorin e turizmit", tha Sentop.

Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë Mustafa Şentop, dhe delegacioni i tij shoqërues parlamentar do të takohet dhe me presidentin e Republikës Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama, për të vijuar nesër me ditën e dytë të vizitës në qytetin verior të Shkodrës.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top