Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Bari filloi sot me një shërbim të ri, atë të aplikimit për pasaportë dhe kartë ID.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot se,“duke filluar nga data 15 janar Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Bari fillon me një shërbim të ri, atë të aplikimit për Pasaportë dhe Kartë ID”.
MEPJ fton të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në rajonet e Puglias, Molises, Basilikatës, Kalabrisë, Sicilisë dhe Sardenjës të aplikojnë për këtë shërbim në Konsullatën në Bari.
“Aplikimi për këto dokumente mund të bëhet online përmes platformës ‘e-Albania’. Pasi të jeni regjistruar në këtë platformë, do të logoheni sërish me kredencialet e juaja dhe më pas do zgjidhni shërbimin e dëshiruar”, bën të ditur MEPJ.
“Ju keni mundësi ta zgjidhni datën dhe orën individualisht online dhe Konsullata ju konfirmon me e-mail pranimin e aplikimit”, iu drejtohet MEPJ qytetarëve shqiptarë.
0 Comments: