MC Networking

Konsullata Shqiptare në Milano: 29 dhjetori, data e fundit e tërheqjes së pasaportave

Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Milano me anë të një njoftimi zyrtar lajmëroi sot të gjithë qytetarët shqiptarë se dita e nesërme është data e fundit për të tërhequr pasaportat biometrike.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano njoftoi se në datat 30 dhe 31 dhjetor nuk mund të bëhet tërheqja e pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit për arsye të inventarit vjetor.

Sipas konsullatës, data e fundit të tërheqjes së pasaportave është dita e nesërme ndërsa shërbimi rifillon rregullisht në datën 4 janar 2021.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top