MC Networking

Rama: Sonte kufiri me Greqinë do qëndrojë i hapur, bisedime në çdo nivel

Kryeministri Rama nëpërmjet një shënimi në ‘twitter’ thotë se qeveria shqiptare ka biseduar me palën greke në çdo nivel për shkak të situatës të krijuar në Kakavijë, ku prej katër ditësh vijon radha kilometrike e makinave për shkak se mijëra qytetarë po ikin drejt vendit fqinj, që nga ana tjetër ka marrë masa shtesë për kalimin e kufirit si rrjedhojë e pandemisë.

Ndër të tjera Rama jap lajmin se sonte edhe pala greke do të punoj gjatë orëve të natës, ndryshe nga ditët e tjera.

"Gjatë gjithë ditës kemi bashkëpunuar me palën greke në çdo nivel. Kemi gjetur mirëkuptim e gatishmëri dhe faktin është se e njëjta situatë është edhe në kufijtë e tjerë të Greqisë. Faleminderit për vazhdimin e punës gjatë natës sot dhe lutemi mirëkuptimin e qytetarëve në vijim,"- shkruan Rama.

Kujtojmë se nga nesër për të kaluar në Greqi do të ketë masa shtesë të tjera siç janë shtatë ditë karantinë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top