Ndryshe nga organi mashkullor, për të cilin është folur dhe flitet gjithmonë, për klitorisin flitet shumë më pak dhe u desh kohë për të zbuluar gjithçka përfshin.
Klitorisi është i vetmi organ në trupin e njeriut i përkushtuar vetëm kënaqësisë, një fakt i mahnitshëm, por që çuditërisht është lënë pas dore nga shkenca.
Dr. Sybil Lockhart, është një neuroshkencëtare dhe studiuese me kohë të plotë në OMGYES, organizatë që përqendrohet në kërkime dhe përmbajtje që lidhen me të kuptuarit dhe forcimin e kënaqësisë femërore.
Lockhart ka disa ide se pse shkenca nuk është përqendruar tek klitorisi. “Për të marrë fonde, studiuesit shpesh duhet t'i hedhin projektet e tyre si zgjidhje për problemet, por klitorisi nuk është problematik. Është një pjesë e trupit që dhuron kënaqësi", shpjegon ajo.
"Shpresojmë që në 10 ose 20 vjet, studiuesit e shëndetit të shikojnë prapa dhe të thonë, wow, ne e dimë me vite se si ushtrimi fizik dhe stërvitja e trurit përmirësojnë jetëgjatësinë dhe lumturinë tonë, pse nuk paskemi arritur më shpejt tek kënaqësia që vjen nga klitoris?" shton Lockhart.
Jo vetëm që klitorisi është injoruar kryesisht gjatë gjithë historisë, por informacioni rreth tij, edhe kur jepet ka qenë shpesh i pjesshëm ose i pasaktë. Në vitet 1400, një udhërrëfyes për gjetjen e magjistareve e konsideronte klitorisin "brirët e djallit", dhe çdo grua me klitoris ishte një magjistare sipas tij.
Edhe në fillim të shekullit të 20-të, Frojdi ishte i bindur që aftësia e një gruaje për të arritur orgazmën ishte bazuar në pjekurinë e saj psikologjike dhe se vetëm gratë me shëndet të mirë mendor mund të kishin orgazma vaginale.
Injoranca përreth klitoris nuk është thjesht e keqe për gratë. Është gjithashtu një lajm i keq për numrin e konsiderueshëm të grave që përjetojnë dhimbje klitorale të shkaktuara nga sëmundje ose infeksione të ndryshme dhe nuk arrijnë të kurohen për shkak të mungesës së informacionit.
Duke mos ditur se si të flasim për klitorisin, e lëre më të mos dimë se si funksionon një klitoris i shëndetshëm, dëmton cilësinë e jetës tonë, shëndetin tonë, madje dhe shanset tona për barazi në përgjithësi. Por me kalimin e viteve gjërat po ndryshojnë dhe po flitet më shumë për klitorisin.
Njohuritë për klitorisin mund të përmirësojnë jetën.
"Ajo që kemi parë përsëri dhe përsëri është se ndërsa gratë fillojnë të diskutojnë kënaqësinë e tyre me [OMGYES] dhe me partnerët e tyre seksual, ata raportojnë më shumë argëtim, marrëdhënie të përmirësuara dhe orgazma më të mira," thotë Lockhart.
Ndryshimet e përgjithshme shoqërore kanë krijuar hapësira për diskutim të hapur të klitorisit.
Në të njëjtën kohë, teknologjia e re na lejon të shohim, kuptojmë dhe shfrytëzojmë më mirë të gjithë klitorisin.
Tani ne e dimë se pjesa e vogël, me madhësi bizele, që shumica e njerëzve mendon se është vetëm aq, në fakt është vetëm maja e ajsbergut.
Ne gjithashtu e dimë se ndërsa "orgazma klitorale" dhe "orgazma vaginale" dikur shiheshin si entitete të ndryshme, në fakt të gjitha orgazmat që përjeton një femër janë teknikisht rezultat i stimulimit të klitorit në pjesë të ndryshme të ajsbergut.
Sipas Lockhart tabut që rrethonin jetën seksuale dhe kënaqësitë e femrës po zbehen dhe është shumë e rëndësishme që për këto çështje të ketë më shumë informacion.
“Shumë persona mbesin injorant në disa fusha për shkak të tabuve. Është koha për të qenë të hapur dhe të sinqertë, duke nisur që nga pranimi I faktit se kënaqësia seksuale që përjeton një femër gjatë një marrëdhënie është e mirë dhe e shëndetshme për të. Gjithashtu duhet hedhur poshtë mendimi se femrat mund të arrijnë orgazëm vetëm nëpërmjet depërtimit të penisit”, tregon Sybil Lockhart.
Nëse shikojmë një model 3-D të klitorisit, ndryshe nga penisi, pjesa më e madhe e klitorisit është e brendshme.
"Ka shumë mënyra të ndryshme për të prekur një klitoris, ashtu siç mund të preferojmë kombinime të ndryshme të artikujve të menusë në një restorant," thotë Lockhart. "Të flisni hapur me partnerin se si dhe ku ju dëshironi të prekeni mund ta çojë kënaqësinë në një nivel krejt të ri."
Klitorisi mund të duket si një mister, por koha për të mësuar sa më shumë rreth tij dhe për të marrë një kuptim të shëndetshëm është tani. Injorimi ose keqkuptimi i klitorisit po injoron shëndetin dhe kënaqësinë e femrës.
Dhe shëndeti dhe kënaqësia vijnë nga njohja, kështu që le të mësojmë, duke dalë përtej mureve të dhomës së gjumit./ Sarah Aswell, Healthline/
0 Comments: