MC Networking

Festa seksi online dhe porno virtuale, a mund të zëvendësohet seksi real?

Izolimi i qyteteve për shkak të virusit Covid-19, ka detyruar shumë persona t’a kalojnë këtë periudhë pa intimitet seksual.

Duke pasur parasysh se kontaktet fizike dhe lidhjet njerëzore janë thelbësore për njerëzimin, kjo mund të krijojë pasoja serioze tek njerëzit, të cilët mund të jenë beqarë ose larg partnerëve të tyre.

Mediat kanë raportuar raste të shumta kur në mungesë të një partneri, njerëzit i janë drejtuar teknologjive dixhitale për të përmbushur mungesat e tyre seksuale apo për të krijuar lidhje përmes internetit përgjatë kësaj periudhe izolimi.

Por çfarë na tregon një studim i Institutit Kinsey në lidhje me aftësitë e teknologjisë për të plotësuar nevojat njerëzore për seks, kontakt dhe intimitet?  

Të bësh dashuri i vetëm

Seksi “solo” është një zgjidhje e mirë në kohën kur mungon kontakti seksual me një partner/e brenda udhëzimeve aktuale për shëndetin. Shumë njerëz janë duke perdorur teknologjinë për ta zgjidhur këtë. Mësohet se trafiku në faqen pornografike Pornhub është rritur në mënyrë progresive gjatë krizës së Covid-19, si dhe ka pasur një dyfishim të shitjeve për lodrat  seksuale. Ndërkohë, fantazia erotike është frymëzuar shumë nga temat e izolimit dhe karantinës, duke gjetur një konsensus të lartë tek shikuesit.

Megjithatë, jo të gjithë njerëzit kanë mundësi fizike për të kënaqur veten dhe për më tepër seksi ka të bëjë edhe me intimitetin, lidhjet njerëzore dhe prekjet. A e mundëson mjedisi online këtë gjë?

Lidhja me të tjerët

Njerëzit kanë kërkuar për vite me radhë për të bërë seks. Covid-19 po e përshpejton këtë trend, duke nxitur përdorimin e aplikacioneve për takime, biseda dhe flirtime në internet. Fiksimi me jetën reale mund të jetë jashtë loje për një periudhë të gjatë, por studimet tregojnë se flirtimi dhe videot e seksit në internet mund të përmirësojnë krijmtarinë dhe fantazinë seksuale si dhe marrëdhëniet në jetën reale dhe, për disa, mund të rrisë vetëvlerësimin për veten.

Izolimi nga Covid-19 i ka bërë njerëzit më kreativ me kamerat e tyre. Organizatorët e festave seksuale kanë qenë në pritje të festave të organizuara përmes internetit, të cilat, për disa, ishin edhe humbja e parë e tyre. Njërëzit mësuan nga kjo eksperiencë befasuese se ndjenjat dhe kënaqësitë e fituara përgjatë festave të tyre online ishin të ngjashme me ato që ndodhnin në jetën reale.

Kërkimet në internet treguan se njerëzit mund t’a përmirësojnë më mirë jetën e tyre seksuale, duke eksploruar më shumë rreth dëshirave dhe fantazive të tyre, se sa mund t’a bënin atë në jetën reale. Një studim i fundit i Institutit Kinsey, tregoi se njerëzit që përdorin teknologjinë për të parë video seksuale apo që kërkojnë të flasin përmes lidhjeve online, fituan më tepër emocione dhe kënaqësi seksuale nga të tilla kontakte.

Kjo praktikë përfshinte ata njerëz që kishin akses në shërbimet profesionale të seksit në ëebcam, si dhe ata që bënin biseda online me të dashurin/en që kishte njohur përmes internetit.

Po kontakti fizik?

Simulimi i prekjes njerëzore është më kompleks. Pajisjet telefildonike, të cilat janë lodra seksi të lidhura përmes internetit, u krijojnë mundësinë njerëzve të kontrollojnë vibratorin e partnerit të tyre, duke përdorur një aplikacion në telefonin celular.

Covid-19, duket se ka rritur kërkesën për këto pajisje, pavarësisht se kërkimi është i kufizuar përsa i përket përmirësimit të kënaqësisë tek njerëzit për lidhje seksuale.

Teknologjitë po evoluojnë drejt pervojave të prekjes, përmes të cilave, kjo ndjesi prekëse përputhet me stimuj vizualë  dhe që mund të krijojnë një skenë reale të kontaktit fizik. Për shembull, pajisje të tilla si "Vstroker" dhe "Auto-Bloë2" lidhen me pornografinë virtuale. Veprimet seksuale në VR, realiteti virtual, krijojnë përputhje mes pamjeve vizuale dhe ndjesisë fizike.

A ekziston rreziku?

Seksi në internet është rrezik. Një gjë e tillë është e dokumentuar mirë. Shkëmbimi i imazheve seksuale ose videove erotike pa dëshirën e njërit prej partnerëve ka ndodhur prej kohësh.

Gjatë javëve të fundit, kemi dëgjuar për të ashtuquajturat “Zoom-Bombat”, ku njerëz të ndryshëm janë hakuar gjatë takimeve të tyre në internet përmes aplikacionit të video-konferencave të Zoom. Ky është një rrezik i qartë për të gjithë ata persona që përdorin platformat chat-video për seks.

Gjithashtu shqetësime ka pasur edhe në lidhje me hakërimin e të dhënave të përdoruesve të pajisjeve teledildonic nga kompanitë që i prodhojnë ato. Dy prej këtyre kompanive janë paditur kohët e fundit për mbledhjen e të dhënave intime të përdoruesve, duke përfshirë temperaturën e trupit dhe frekuencën e dridhjeve gjatë përdorimit të pajisjes.

Privatësia në internet është e ngjashme me atë në jetën reale?

Një pyetje e ngritur përgjatë studimeve të seksit dhe intimitetit është nëse mjedisi në internet e mundëson një ndjenjë të lidhjes njerëzore, ashtu si prania fizike. Mirëpo, të qenit fizikisht afër dikujt, lejon praktika intime që përfshijnë prekje dhe shumë akte të tjera të kujdesit të përditshëm. Disa kërkime sugjerojnë se komunikimi në internet, krijon një formë intimiteti më pak autentike ose i inkurajon njerëzit të shprehin versione false të vetvetes. Gjithashtu, besueshmëria është shumë e vështirë për t’u krijuar në internet, për shkak të shenjave vizive komplekse apo të kufizuara. Gjithesesi, studime të tjera flasin që bota në internet krijon mundësi më të lirshme dhe mund të krijojë afërsi mes njerëzve, pasi këta të fundit janë më të prirur për të ndarë detaje personale për veten e tyre përmes tekstit sesa ballë për ballë.

E ardhmja e seksit?

Covid-19 mund të jetë një pikë kthese në përdorimin dhe qëndrimet ndaj seksit dhe intimitetit të ndërmjetësuar përmes teknologjisë. Është shumë shpejt për t’a kuptuar se çfarë roli do të luajë izolimi kur shoqëria të jetë qetësuar, por tani për tani, teknologjia dixhitale nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme për lidhjet seksuale dhe intime të njeriut se sa sot.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top