Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti prezantoi sot programin e tij qeveritar, ku theksoi se sfida kryesore do të jetë “lufta kudër korrupsionit”.
Gjatë fjalës së tij, Kurti nënvizoi se shërbimi ushtarak do të jetë i detyrueshëm për tre muaj, si dhe do të ketë më pak shpenzime në poste dhe privilegje, për të shpenzuar më shumë në projekte.
Po ashtu, Kurti deklaroi se do të kërkojë llogari dhe dëmshpërblim nga Serbia për krimet e kryera gjatë luftës.
“Kemi program që adreson secilën fushë. Ndryshimin e madh të 6 tetorit po e institucionalizojmë sot. Do të kursejmë paranë publike. Do të jenë 15 ministra para meje e jo 21 sa ishin më herët. Do të kemi rreth 33 zëvendësministra dhe jo mbi 80 sa ishin më herët. Më pak shpenzime në poste e privilegje për të shpenzuar më shumë në projekte. Më janë mbushur 23 vjet aktivitet në politikë. Sot dal para jush pas 23 vjetësh si opozitar. Më ndanë vetëm një votim i juaji për përfundimin e karrierës sime politike siç njihej deri tani. Ata që më kanë dashur si opozitarë duhet të më duan edhe si pozitë.”
Albin Kurti e ka bërë propozimin e kabinetit qeveritar me 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.
Zëvendëskryeministër ndërkaq është propozuar Avdullah Hoti nga LDK-ja.
Zëvendëskryeminsitër i dytë është propozuar Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje.
Këta janë emrat e ministrave:
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes
Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë
Hykmete Bajrami – Ministre për Arsim
Agim Veliu – Ministër i Brendshëm
Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport
Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca
Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu
Ministria e Financave dhe Transferve – Besnik Bislimi
Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari
Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia
Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.
Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi
Për komunitete e Kthim – Dalitbor Jetviç
Për Zhvillim Rajonal – Ivan Millojeviç.
Koalicioni Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës firmosën të dielën marrëveshjen për bashkëqeverisje. Liderët e partive bënë të ditur se do të krijojnë qeveri me 15 ministri.
0 Comments: