Një stuhi e madhe në bregdetin lindor të Spanjës ka përfshirë 3 km sipërfaqe në brendësi të vendit, duke shkaktuar daljen nga shtrati kryesor i lumit Ebro në jug të Barcelonës.
Studia “Gloria” filloi të të hënën dhe pesë njerëz kanë vdekur. Stuhia ka shkatërruar objektet e plazhit, ka bllokuar rrugët dhe ka shkaktuar ndërprerje të energjisë, raporton BBC.
Rajoni lindor i Spanjës, ishujt Balearic dhe Valencia ishin ndër më të prekurit, ku stuhia ka lënë pas shkatërrime të mëdha.
Ebro, i shtrirë midis Barcelona dhe Valencia, është lumi më i gjatë i Spanjës.
Kryetari i rajonit të deltës, Lluís Soler, tha se "kurrë nuk kemi pasur diçka të tillë më parë". Uji i detit ka përmbytur rreth 30 km sipërfaqe me bimë orizi.
Vendpushimet e plazhit të Lloret de Mar dhe Tossa de Mar, vetëm në veri të Barcelonës, janë gjithashtu dëshmitarë të skenave të jashtëzakonshme. Autoritetet e portit të Barcelonës thonë se është shumë e rrezikshme që anijet të dalin në det.
Valët atje kanë arritur deri në 7 metra, duke u përplasur mbi një varkë mbrojtëse të digës, të ankoruar në marina në Port Olímpic. Një varkë e ankoruar atje është fundosur.
Banorëve u është thënë që të shmangin zonat e plazhit në Kataloni.
Një burrë 63-vjeçar në provincën Ilavila vdiq, u vra nga rrëzimi i qatisë , kurse ngricat u cilësuan si fajtore për vdekjen e një gruaje të pastrehë 54-vjeçare pranë Valencias.
Stuhia Gloria tashmë është vendosur në Francën jugore, ku meteorologët kanë ngritur alarmin.
Sipas tyre kjo është stuhia më e fuqishme që ka goditur shtetin që prej vitit 1982.
Me dhjetëra forca policore dhe zjarrëfikëse janë vendosur në rajonin jugor për të ndihmuar qytetarët dhe për të evituar incidente të ndryshme.
Spanja dhe Franca u goditën gjithashtu nga përmbytjet e mëdha në tetor të vitit të kaluar.
0 Comments: