MC Networking

Mediat franceze: FSHF u kërkoi radiove tona 1500 euro për transmetim live

Radio franceze RTL është e vetmja që ka të drejtën të komentojë ndeshjen Shqipëri-Francë nga vendi ku zhvillohet ndeshja. RTL, në pronësi të grupit M6 dhe partnere e ekipit francez, e ka fituar këtë të drejtë, pasi ka pranuar kushtet e FSHF-së. Mediat franceze shkruajnë shkaku që ua ka bërë të pamundur stacioneve të tjera këtë akses është një pagesë prej 1500 eurosh që FSHF ka kërkuar.  

“Disa ditë më parë, disa radiostacione franceze - Radio France, Evropa 1, RMC dhe RFI - morën një kërkesë për pjesëmarrje financiare nga Federata Shqiptare për të drejtën e transmetimit drejtpërdrejt të takimit Shqipëri-Francë të dielën, ndeshja e fundit e kualifikuesve të Euro 2020. Zakonisht, radiot paguajnë vetëm tarifat e instalimit për linjat në stadium para përdorimit. Por drejtuesit shqiptarë donin më shumë, gjë që e bënë të ditur përmes një emaili mjaft lakonik prej tre rreshtash të shkruar nga drejtori i marketingut të federatës”, shkruan Lequipe.

Federata Shqiptare kërkoi 1500 €

"Praktika është që Federatat Anëtare të UEFA-s të mos paguajnë asnjë tarifë teknike, edhe nëse i mbulojmë kostot e tjera (linja ...)", shpjegon Vincent Rodriguez, kreu i departamentit të sportit të Radio France. , partner radio në L'Équipe. Aty, ishim pak të befasuar që ata kërkuan me shkrim dhe me gojë një shumë prej 1500 € kosto teknike. Për më tepër, këto kërkesa nuk ishin të motivuara. Ata janë në të drejtën e tyre por UER saktëson se këto tarifa nuk mund t’i kalojnë 1000 €. Ne negociuam për tre ditë, por nuk morëm një përgjigje të qartë. Federata Franceze ka hyrë në lojë për të provuar të zgjidhë situatën, por ne nuk kemi gjetur një marrëveshje", thuhet më tej në shkrim, ku saktësohet se Federata Franceze e Futbollit ka të drejtën ligjore të kërkojë që partnerët e saj të lirohen nga pagesa e tarifave.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top