MC Networking

Shkarkohet nga detyra drejtori i AKU-së, Agron Hetoja

Është shkarkuar sot nga detyra drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Agron Hetoja.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë e cila ka vendosur lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së, z.Agron Hetoja, me propozim të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

 “Ky vendim është marrë në kuadër të procesit të ristrukturimit që do t’i bëhet AKU-së, ndryshimeve ligjore që pritet të kalohen në Parlament dhe gjithë transformimit që do të pësojë institucioni më i rëndësishëm i sigurisë ushqimore në vend. Falenderojmë z.Hetoja për kontributin e deritanishëm dhe punën në drejtimin e AKU-së”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Hetoja ishte emëruar në krye të AKU në 6 shkurt të këtij viti.

Ai mori postin pasi qeveria shkarkoi nga detyra, drejtorin e asaj kohe të AKU, Agim Ismailin.

Në vend të Hetosë, drejtor i AKU, po sot u emërua Robert Lili, i cili deri më tani ka mbajtur postin e drejtorit rajonal të OSHEE në Gjirokastër.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top