Marrëdhënia midis njerëzve dhe peizazhit është tema kryesore e festivalit fotografik bashkëkohor të Italisë. Tani në vitin e nëntë, “Cortona on the move” bashkon fotografë nga e gjithë bota me një program ekspozitash, leksionesh dhe workshop-esh që zhvillohen deri më 29 shtator.
Andrea Botto regjistron shpërthime jo ushtarake rreth Italisë dhe Evropës. Ka-Boom kap shkatërrime që transformojnë peizazhin.
Fotografia: Andrea Botto

Fotografia: Gideon Mendel
Kjo shkrepje e një instrumenti kalibrues të një shkencëtari në bazën e Arktikut Ny-Ålesund është nga seria ku Paolo Verzone dokumenton banorët e një prej komuniteteve më në veri të botës, ku më shumë se 200 banorë nga 50 vende jetojnë në një peizazh jo-mikpritës.
Fotografia: Paolo Verzone
“Pylli” është një projekt tetëvjeçar që heton politikën e rikrijimit të pyjeve në qytetet e reja kineze, transplantimin e pemëve dhe transformimin e hapësirave urbane.
Fotografia: Yan Wang Preston
"L’illa" (ishulli) eksploron përvojat e njerëzve që jetojnë në një ishull përmes një serie shkrepjesh.
Fotografia: Beatriz Polo
“Santa Barbara” është një projekt ku Diana Markosian rindërton përvojat e familjes së saj duke lëvizur nga Rusia në Shtetet e Bashkuara pasi nëna e saj u bë nuse me porosi.
Fotografia: Diana Markosian / Fotografitë e Magnum
Shkretëtira Sonoran lidh hapësirat midis Meksikës dhe ShBA-së, dhe në Passerby, Lara Shipley ndjek shtigjet, të vjetra dhe të reja, të atyre që kanë emigruar atje.
Fotografia: Lara Shipley
Ada Trillo udhëtoi afro 3000 milje pas emigrantëve nga vende të ndryshme të Amerikës së Jugut që u përpoqën të arrinin Shtetet e Bashkuara në La Caravana.
Fotografia: Ada Trillo
“E Bukura dhe Bisha” shikon marrëdhëniet midis njeriut dhe natyrës në Indonezi në "unazën e zjarrit", një zonë e goditur rregullisht nga tërmetet, shpërthimet e vullkanit dhe tsunami. Megjithë rreziqet, fermerët shpërngulen në zonë për shkak të tokës jashtëzakonisht pjellore.
Fotografia: Hahn + Hartung
Për herë të parë, tri projekte nga Simon Norfolk prezantohen së bashku në një ekspozitë të kuruar me titull “Skena Krimi”. Ekspozita reflekton se si njerëzit ndikojnë në tokë dhe ekzistencën tonë. /The Guardian, përgatiti Erina Çoku/
Fotografia: Simon Norfolk
0 Comments: