MC Networking

Dëgjimi, kujdes si mbrohesh nga zhurmat

Rreziku më i madh për dëgjimin është zhurma.

Muzika me zë të lartë në kufje dhe kalimi i kohës në vende me tinguj shumë të lartë mund të dëmtojnë seriozisht dëgjimin.

Në transportin publik në avion, kudo ku ka shumë zhurmë, shpesh njerëzit vënë muzikë të lartë me kufje për ta shmangur dhe ky është një veprim i gabuar.

Shumë nga mjetet e teknologjisë moderne kanë paralajmërues kur niveli e muzikës është tepër i lartë për dëgjimin normal. Këshillohet që t’i kushtohet gjithnjë vëmendje.

Ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj zhurmës dëmton qelizat në veshin e brendshëm. Tinnitus (perceptimi i zhurmave në vesh) është për shembull një shenjë paralajmëruese. Nëse shkon në koncert e ndien tingëllima në vesh, edhe pse dëgjimi mund të kthehet në normalitet pas disa ditësh, duhet kërkuar këshilla e mjekut. Tingëllima është shenjë treguese se qelizat janë më të brishta se normalja dhe mund të vdesin nëse nuk kanë kujdesin e duhur, duke shkaktuar dëm të pariparueshëm për dëgjimin.

Në çdo rast, kujdesi paraprak është mbrojtja më e mirë. Nëse je i ekspozuar ndaj zhurmave, tingujve të lartë etj., përdor mbrojtës e kufje cilësore.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top