MC Networking

Një lajm i mirë për nostalgjikët e Motorola-s me palosje

Motorola do të rikthejë modelin e dikurshëm të celularit me palosje, i famshëm në vitet 2000. Sipas Wall Street Journal, Lenovo, i cili tani ka në pronësi markën “Motorola”, pritet të lançojë një version të përpunuar të atij modeli, i cili do të kushtojë plot 1500 dollarë.

Versioni origjinal kushtonte 600 dollarë, një çmim që edhe në atë kohë u konsiderua i lartë. Para se Apple të lançonte iPhone-t e parë në treg, Motorola ishte një nga markat më të suksesshme, me një total prej 130 milionë celularë të këtij modeli të shitur.

Versioni i ri smartfon do të jetë gjithashtu i palosshëm, me një ekran Oled të gjeneratës së re, duke ndjekur kështu trendin e vitit 2019. Ashtu si shumë smartfonë të rinj, përfshirë edhe Samsung Galaxy S10, edhe Motorola pritet të prezantohet në shkurt, ndoshta në të njëjtën kohë me eventin Mobile World Congress që mbahet në Barcelonë.

Sipas Wall Street Journal, kompania në Shtetet e Bashkuara ka partneritet me Verizon dhe ky lançim duhet të nisë fillimisht vetëm në tregun amerikan. Lenovo ka si objektiv të prodhojë së paku 200 000 aparate të tilla.

Rasti të kujton rikthimin e Nokias 3310 në një version më modern, dy vjet më parë. 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top