MC Networking

Mes ferrit të flakëve dhe lutjeve të Zotit në Paradise. Zjarri kërcënon banesat e Will Smith, Kim Kardashian e Lady Gaga (VIDEO)

Brynn Chatfield regjistroi videon ndërsa bashkshorti i saj Jeremy po drejtonte makinën, në Paradise, në jug të California e cila është përfshirë ditëve të fundit nga zjarre masive.

Në video dëgjohet zëri i saj tek lutet zotit: “At qiellor, të lutem na ndihmo. Na ndihmo të shpëtojmë”.

Deri tani janë shkrumbuar 20 mijë hektar dhe mbi 150 mijë persona janë evakuuar, ndërsa 9 persona kanë humbur jetën, por sipas autoriteteve numri i viktimave pritet të rritet më shumë. Ata janë gjetur të shkrumbuar në makinat e tyre.

Ndërsa shumë personazhe VIP janë larguar nga banesat e tyre pasi zjarri ka kërcënuar banesat e tyre. Flakët që kanë përfshirë Kaliforninë jugore, kanë detyruar yjet si Kim Kardashian West, Will Smith, Caitlyn Jenner dhe Denise Richards që të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa Lady Gaga dhe Guillermo Del Toro kanë folur për frikën e pronave të tyre që mund të përfshihen nga flakët.

Ndërsa Katy Perry ka kritikuar reagimin e Donald Trump ndaj zjarreve të Kalifornisë si "absolutisht të pashpirt" pasi tha se ata ishin rezultat i menaxhimit të dobët të pyjeve.

Këngëtarja ishte e zemëruar pasi presidenti amerikan kërcënoi të tërhiqte fondet federale nga Shërbimi Pyjor i SHBA.

Will Smith ka thënë se po largohet nga shtëpia e tij në Calabasas. Ylli i Hollivudit ka shkëmbyer disa informacione për zjarrin, gjë që ka nxitur të famshëmit e tjerë si Kim Kardashian West dhe Caitlyn Jenner për tu evakuar nga pronat e tyre.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top