Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për ish-nëndrejtorin e burgjeve Iljaz Labin, i cili akuzohet për korrupsion me tenderat e ushqimeve në burgje.
Në përfundim të gjykimi krimet e rënda e kanë shpallur fajtor Labin dhe e kanë dënuar me 3 vite burg si dhe e kanë ndaluar për 5 vjet të ushtrojë funksione shtetërore. Gjithashtu 3 vite burg është vendosur edhe për Nexhmi Ballën dhe Ylber Kalanë si dhe 4 vite burg për Shemsi Sinanin.
Sipas hetimeve Labi dhe ish- drejtori i Burgjeve, Artur Zoto, akuzoheshin se kishin përfituar 2 milionë lekë nga tenderët e ushqimeve në institucionet e vuajtjes së dënimit.
Administratorët e kompanive "Dogel", "Vllaznia", "M.B.Kurti" dhe "Nelsa", konkretisht, shtetasit Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, bënin marrëveshje për të kryer konkurrim fiktiv në tenderat e zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për furnizimin me ushqime.
Për të njëjtat akuza është dhe Artur Zoto, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, i cili më datën 11 maj Gjykata e shpalli fajtor duke e dënuar me 5 vite burg.
0 Comments: