MC Networking

Historia e Shqipërisë e shekullit XX në dritën e dokumenteve të reja (VIDEO)

Momentet më të rëndësishme historike të Shqipërisë të shekullit XX vijnë përmes një botimi të ri historik për të cilin kanë punuar 43 studiues. Këto ditë është botuar vëllimi i parë i këtij studimi, i cili trajton historinë e Shqipërisë deri në vitin 1920, për të vijuar më pas me vëllime të tjera të historisë të shekullit XX. Ky botim sjell risi dhe dokumente të reja për shumë momente dhe ngjarje historike, siç është ajo që mund të quajmë lindja e çështjes shqiptare, vendosja e saj në kontekstin ballkanik, qëndrimi i fuqive të mëdha në lidhje me Shqipërinë, çështja e pavarësisë, familjet e mëdha shqiptare dhe pashallëqet shqiptare, qeveria e Vlorës, udhëheqja e Vidit, kryengritja e Haxhi Qamilit etj.Pjesë e rëndësishme e trajtimit historiografik është edhe çështja e Kosovës dhe ajo e shqiptarëve në Greqi, ku bën pjesë edhe çështja e Çamërisë. Akademiku Beqir Meta, studiues dhe drejtor i Institutit të Historisë, nën logon e të cilit vjen ky botim, vëren në një bisesë për TemA TV, se zbulohen shumë të dhëna të reja dhe me interes në këtë drejtim dhe për këtë janë shfrytëzuar arkiva nga shumë vende të botës, por kryesisht ato britanike dhe italiane, ndërsa vëren se fatkeqësisht studiuest shqiptarë nuk janë lejuar të punojnë me arkivat serbe dhe ato greke.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top