MC Networking

Itali, shqiptari i dënuar me 22 vite arratiset nga spitali i burgut

Një shqiptar i dënuar në Itali është arratisur nga spitali i burgut.

50-vjeçari Nimon Zogaj u arratis nga spitali i Maggiore, ku gjendej i shtruar.

Zogaj ishte dënuar me 22 vite burg. Ai njihet si bos i trafikut të drogës dhe rezulton me precedentë penalë, krahas Italisë edhe në disa vende të Ballkanit.

Ai ndodhej në burg që nga muaji dhjetor i vitit 2016, kur u arrestua pas 11 vitesh në kërkim, në kufirin mes Malit të Zi dhe Kosovës.

I dyshuari njihej si pikë referimin për trafikimin e drogës, në zonën e Lombardisë.

Ai është arratisur edhe një herë më parë. Kur kuptoi që situata në Itali u bë e rrezikshme, u arratis në Zvicër, prej ku u ekstradua në vitin 2005.

Pas një muaj qëndrimi në burg në Itali, u la në liri me kusht, por prej tij humbën gjurmët.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top