MC Networking

Dopingu në peshngritje, vjen një lajm i mirë për Shqipërinë (VIDEO)

Peshëngritsi shqiptar, Erkand Qerimaj e ka mbyllur pa asnjë medalje të fituar Botërorin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rezultatet e marra nga Qerimaj në atë konkurrim, nuk i mundësuan atij një medalje. Peshëngritsi arriti të renditej në vendin e 6 në dygarësh, pasi e mbylli garën me 342 kg.

Por në stilin e shkëputjes ai u rendit në vendin e 4, duke dështuar në provën e fundit.

Një nga kryesuesit e këtij stili në Botëror, ka rezultuar pozitiv në doping dhe kjo ka sjellë që Erkand Qerimaj të kalojë automatikisht në vendin e 3, duke i dhënë Shqipërisë një medalje bronzi. 

Skandalet e dopinguat kanë penalizuar vitet e fundit peshngritësit shqiptar dhe rasti më i fundit është i Romela Begajt që rezultoi sërish positive. Kjo bëri që presidenti i Federatës së Peshngritjes Elez Gjoza të jepte dorheqjen, ndërsa Federata Europiane e Peshngritjes i hoqi të drjetën shqipërisë për të zhvilluar kampionatin europian në këtë sport në muajin mars që ishte planifikuar të zhvillohej në Tiranë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top