Qeveria ka miratuar një fond të posaçëm rreth 400 milionë lekë për blerjen e automjeteve për prefektët e qarqeve.
Vendimi i miratuar sot nga qeveria është bërë me propozim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Të 12 prefektët e emëruar vitin e shkuar do të kenë gjatë këtij viti edhe makina të reja.
"Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2018, t’i shtohet fondi prej 39 000 000 (tridhjetë e nëntë milionë) lekësh për blerje të automjeteve për prefektët e qarqeve. Fondi prej 39 000 000 (tridhjetë e nëntë milionë) lekësh të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit", thuhet në vendim.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. VKM-ja është bërë publike në faqen e kryeministrisë këtë të mërkurë, është vendimi i parë për këtë vit që Rama ka firmosur.
0 Comments: