MC Networking

Rrëfehet baristi 19-vjeçar: Propozimi i ndyrë i Kevin Spacey-t dhe dhurata që më dha për të heshtur

Pas producentit Harvey Weinstein, i cili akuzohet nga disa aktore të Hollivudit për përdhunim dhe ngacmim seksual, aktori Kevin Spacey është në “syrin e ciklonit”. Fituesi i çmimit “Oscar” dhe ylli i serialit “House of cards” është akuzuar së fundmi nga aktori Anthony Rapp për ngacmim seksual kur ai ishte vetëm 14 vjeç.

Pas kësaj, Spacey doli me një deklaratë publike, në të cilën rrëfeu se është gei dhe incidenti i 15 viteve më parë mund të ketë ndodhur si pasojë e të qenit i dehur. Kaq mjaftoi që një sërë akuzash të reja të hidhen ndaj aktorit. 

Daniel Beal, një barist britanik, 19 vjeç, thotë se Spacey u përpoq ta joshte, por kur u përball me refuzimin e tij, hoqi orën nga dora dhe ia dha që ai të mos fliste për këtë episod. Sipas 19-vjeçarit, kjo ka ndodhur në oborrin e një hoteli, ku i riu po pinte një cigare.

“Mu afrua, u ul pranë meje dhe më tregoi pjesët e tij intime. “I madh apo jo?”, më tha. Unë u ktheva brenda i neveritur, por pesë minuta më vonë, ai erdhi, hoqi orën nga dora dhe nguli këmbë që unë ta mbaja. Tani që e mendoj them se e ka bërë që unë të mos tregoja në lidhje me propozimin e tij”, tregon Daniel. 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top