Një lajm tragjik ka tronditur orët e para të mëngjesit të sotëm botën e medias. Ndahet nga jeta gazetarja, Adela Xhamani.
Gazetarja ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotëm. Ajo gjendej në banesë në momentin që ka ndodhur goditja fatale, ndërsa edhe pse 2 mikeshat e saj kanë njoftuar ambulancën, përpjekjet për ta sjellë në jetë kanë qenë jo me sukses.
Xhamani u bë e njohur si konkurrente e ‘’Big Brother Albania 2”.
Po ashtu ajo ka qenë kryeredaktore e suplementit ‘’Bluetooth” në ‘’Gazetën Shqiptare”, si dhe kryeredaktore e Revistës ‘’Ëho”. Adela Xhamani ka qenë për disa kohë pjesë e stafit të MCN Radio me emisionin "MCN Home".
Adela ka lindur në qytetin e Kavajës, ndërsa në vitet e para të karrierës së saj ka qenë mësuese në qytet.
0 Comments: