Në dhjetor 2004, një njoftim i shkurtër u postua në faqen e Ministrisë Britanike të Mbrojtjes.
“Një ish-strehim nëntokësor pranë Corsham në Wiltshire, i cili ka qenë një vendmbrojtje për qeverinë në rast rreziku bërthamor, është zyrtarisht i deklasifikuar”, thuhet në njoftim.
Ky njoftim zbuloi një sekret të mbajtur për vite të tëra nga ushtria britanike. Vendstrehimi shtrihet nën qytetin piktoresk të Corsham-it.
Në vitin 1950, për shkak të frikës së përshkallëzimit të Luftës së Ftohtë, qeveria britanike i parapriu skenarit më të keq: atij të një sulmi bërthamor.
Vendstrehimi është një qytet nën tokë, në të cilin do të strhohej kryeministri i atëhershëm, Harold Macmillan, së bashku me të gjithë kabinetin dhe me shumë gjasa edhe familjen mbretërore.
Brenda tij kishte gjithçka që mund të duhej për të jetuar për 90 ditë nëse jashtë kishte rrezatim bërthamor. Hapësira është e ndarë në dhoma dhe syra, në të cilat nuk munonin telefonat me kabull, një furrë, një spital, madje edhe një studio transmetimi e BBC-së për t’u lidhur me të mbijetuarit jashtë. / Bussines Insider / G.S. /
0 Comments: