Drejtësia italiane, në bashkëpunim me SPAK-un, ka goditur organizatën kriminale të njohur si grupi i Troplinëve me qendër në Durrës, por autoritetet shqiptare nuk arritën të kapin drejtuesit kryesorë të këtij rrjeti.
Ndërkohë, Elvis Doçi, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës”, nipi i Xhevdet Troplinit dhe i konsideruar si koka e grupit, është shpallur në kërkim dhe arriti të arratiset.
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, theksoi se operacioni nuk arriti të godasë majën e piramidës së krimit.
Ndërsa nuk u kap ‘Visi i Pojës’, u arrestuan vetëm ‘peshqit e vegjël’. Ai që konsiderohet drejtuesi kryesor i grupit është ende i lirë.
Në dosjen italiane, Xhevdet Troplini rezulton si personi që "lëviz fijet" e grupit kriminal, por as ai nuk është ndaluar.
Dyshimet janë se mund të ketë pasur dekonspirim të operacionit.A kishte dekonspirim? E kam pyetur zotin Proda, ai mohoi zërat për dekonspirim të operacionit.
Por, personazhi kryesor, Elvis Doçi, personazh me disa kompani, në fushën e ndërtimit, ka marrë leje më firmën e kryeministrit, nuk është arrestuar nga policia.
Janë arrestuar shumë të tjerë, por ky që konsiderohet personazhi kryesor nuk është arrestuar. Nuk kam provë për dekonspirim, por grupi i Troplinëve është nga më të fuqishmit në Durrës.
Janë përfshirë në fushatë zgjedhore, kanë diktuar emra të kandidatëve në listë dhe kanë përplasje të forta me grupime të tjera. Kanë ndikim edhe te policia, ndaj dyshoj se mund të ketë patur informacion, por nuk kam provë.
Ata që janë ‘peshqit e vegjël’ janë arrestuar. Edhe italianët i kanë arrestuar.
0 Comments: