MC Networking

Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet në orët e para të mëngjesit me vranësira mesatare deri të dendura dhe duke filluar nga orët e paradites dhe kryesisht orët e mesditës mot me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Duke filluar prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se në zonën e veriperëndimit dhe përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave.

Më pas deri në orët e pasdites vonë reshjet e shiut mbeten prezente dhe të dobëta përgjatë relieveve të larta malore të vendit. Pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët në një pjesë të madhe të territorit.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim- juglindje me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 16 m/s.

Valëzimi në det do të jetë 2 deri 4 ballë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top