Në studion e MCN Informacion, arkitekti Gjergji Caca analizoi rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit. Caca tha se formula e dakordësuar për shpërndarjen e mandateve i jep peshë më të madhe partisë më të madhe. Caca tha se kjo tregon se Partia Demokratike nuk ka hyrë në zgjedhje për t’i fituar ato.
Do shqyhen apo jo te PD, më mirë të shqyhen dhe o të mbetet diçka o të mos mbetet fare. Nëse duam të luftojmë një qeveri, duhet ta luftosh me një opozitë të fortë. Duhet që opozita të jetë sa më përbashkuese. Do bërë një standard që të jepet dorëheqja nga kryetari nëse nuk ia del. Nuk ia del? Ik në shtëpi.
Në bazë të censit, Tirana me 32% të popullsisë, duhej të kishte 45 mandate. Berati duhej të kishte 8, Dibra 6, Durrësi 13, Elbasani 14, Fieri 14, Korça 4, Kukësi 4, Lezha 6, Shkodra 8, Vlora 8. Për mua kjo analizë, që i bie 11 mandate janë të alokuara në qarqet ku maxhoranca ka influencën më të madhe. Formula favorizon gjithmonë më të madhin dhe ai merr një pjesë akoma më të madhe. Dalin 13 mandate të alokuara gabim. Në fakt nuk janë gabim, janë të menduara. Pra, çoj më shumë mandate atje ku kam më shumë influencë. PD nuk ka hyrë për të fituar në këto zgjedhje. Të gjitha këto të çojnë në këtë logjikë. PD dhe PS kanë marrë peng pjesën zgjedhore. Pra, asnjë i ri nuk hyn dot.
0 Comments: