Kryetari i Partisë Aleanca Konservatore për Shqipërinë, Altin Goxhaj, shpjegon se dha dorëheqjen pas zgjedhjeve të 11 majit, për shkak se nuk arritën objektivin e vendosur që të kapnin 10 mijë vota, në mënyrë që të përfshiheshin në buxhetin e shtetit për partitë.
Lidhur me situatën në Partinë Demokratike, ai tha për “MCN Informacion” se sikur Sali Berisha të ikë që sot do të shihet përleshje trup më trup se kush do të marrë partinë.
Nuk mjafton të japë dorëheqjen Berisha, ajo parti është e kapur totalisht, dhe është më keq se kaq. 40 deputetët që janë aty do shqyhen me njeri tjetrin se kush të marrë partinë.
Ju do habiteni se si janë ndarë klanet se si do luftojnë kundër njeri tjetrit. Keni parë ndonjë fushatë ku nuk prezantohen kandidatët, kjo është hera e parë që në qarkun Tiranë nuk u prezantuan kandidatët.
Koncepti është që po të hapësh sajtin e PD-së, mungojnë kandidatët e Tiranës. Janë 4, 5, 6 apo 10 klane në PD.
Mendoj se nuk kanë mbaruar zgjedhjet akoma si procedurë, këtu diskutimi është a kanë votuar shqiptarët në 11 maj.
Në 11 maj u vërtetua për herë të tretë se në Shqipëri nuk ka pasur zgjedhje, por pengmarrje.
Shqiptarët janë të marrë të gjithë peng, nuk ka si të ketë zgjedhje në Shqipëri.
Në Shqipëri më dalin 120 mijë vota më shumë se sa janë zgjedhës.
Pavarësisht se themi janë 3.6 milionë shqiptarë në listën e zgjedhësve, sipas censusit. Vetëm të rinj në statistikë zyrtare kanë ikur 250 mijë.
Në Shqipëri me shifrat që kam nxjerrë më kanë dalë 110% e shqiptarëve në votim, me shifrën reale prej 1.9 milionë banorësh sa janë aktualisht në Shqipëri.
Ne kemi një skemë që nuk ndodh tani, ka ndodh në 2021, 2023, ata kanë ndërtuar një rrjet patronazhimi ku bëjnë manipulimin që quhet Pajisja Elektronike e Identifikimit.
Nëse do të jepte dorëheqjen Berisha, do të vinte një Bashë tjetër i kontrolluar nga Rama.
Se Rama nuk bën zgjedhje Në Shqipëri, por bën marrëveshje me PD-në. PD-në do e marrë Rama.
0 Comments: