Kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të dielë se marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë do të nisë të zbatohet nga data 1 qershor 2025.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë një "lajm të mirë", që vjen pas një procesi të gjatë ligjor dhe që reflekton nivelin e ri të marrëdhënieve mes dy vendeve.
"Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë," shkruan Rama.
Marrëveshja do tu mundësojë shtetasve shqiptarë që kanë punuar në Itali të përfitojnë pensionet që u takojnë, duke iu njohur kontributet e tyre në të dy vendet.
0 Comments: