Deputeti i ri i PD-së, Klevis Balliu, në një intervistë për MCN akuzoi Partinë Socialiste për manipulim të rezultatit zgjedhor, duke theksuar se në Tiranë PS humbi 40 mijë vota, por fitoi 10 mandate më shumë.
Ai njoftoi se PD po mbledh prova në të gjitha qarqet për të depozituar denoncimet për krime zgjedhore. Balliu mohoi gjithashtu akuzat për dhunë ndaj gazetarëve në protestën e fundit, duke i cilësuar si shpifje.
Intervista:
-Zoti Balliu ju si parti refuzoni rezultatin e zgjedhjeve duke akuzuar PS për manipulime… por ndërkohë SPAK ka vënë ne procedim penal Elvis Rroshin I cili bëri fushatë për kandidatin tuaj në Kavajë….
PD po merret me denoncimet sepse kanë një afat. Aktualisht jemi duke mbledhur çdo fakt dhe këto jo vetëm për Tiranën, por për 12 qarqet. Çfarë do ndodhi tani, me të ardhur janari rriten sigurimet shëndetësore, tarifat, çmimi ujit dhe i dritave do vazhdojë të jetë më i larti. Kjo është drama e zgjedhjeve, sepse përsa u përket vjedhjeve ka mjaftueshëm prova që ka ndodhur.
-A keni ju prova për manipulim zgjedhjesh? Cila është skema? Si është bërë manipulimi?
Po të marrësh qarkun e Tiranës, Rama kishte përgatitur vjedhjen e vetë, por nuk kishte përllogaritur për vjedhjen e kandidatëve të vetë. Ai nuk ka çfarë ti justifikojë Sara Mile. Në Tiranë Rama ka parë 40 mijë vota më pak dhe 10 mandate më shumë.
Çfarë vlere ka sot që partitë e vogla të kenë një mandat të vetëm, ata e dinin që do ndodhte kjo. PD nuk e financon askush dhe brenda partisë ne i kemi gjërat me votë dhe nuk mund ti kërkonim të largohej kur ai u zgjodh me votë. Çfarë do bëjnë me 70 mijë votuesit e vetë këta që morën vetëm një mandat? Çfarë do i zgjidhin votuesve të tyre?
-Pse u përplaset me gazetarët në protestën e së premtes? Çfarë fiton PD nga arrogance e deputetëve karshi gazetarëve?
Është një shpifje e shëmtuar të thuhet dhunë ndaj gazetarit, çdo gazetar i terrenit e di shumë mirë që i kemi mbrojtur nga çdo gaz lotsjellës etj etj. Është bërë një kallëzim penal, por besoj do të tërhiqen.
0 Comments: