MC Networking

Çipi: Sistemi aktual prodhon maxhoranca të pamerituara. Me metodën d’Hondt u vodh vota   

Në studion e emisionit “Arnautistan”, gazetari dhe regjisori Kastriot Çipi tha se referendumet dhe sistemi maxhoritar janë garant të demokracisë. Çipi tha se sisteme zgjedhore si ai që ne kemi aktualisht prodhojnë maxhoranca të pamerituara. Ai shtoi se përmes metodës d’Hondt, dy partitë e mëdha kanë vjedhur të voglat.

Çipi: Në Zvicër votohet me referendum. Kushtetuta aktuale e Zvicrës është votuar me referendum do të doja t’i ngjante Zvicrës. Përmenda Gjermaninë të parën. Shumë e mendojnë vend demokratik. Unë nuk e mendoj vend demokratik në momentin që populli nuk ka të drejtë të ndryshojë kushtetutën e vet. A është sovrani? A shkruhet në preambulën e kushtetutës që ne populli shqiptar vendosim këtë kushtetutë. Si qenka që befas nuk e ka populli.

Nano: Ti po i referohesh sikur është thënë në librat e shenjtë.

Çipi: Ky është thelbi i demokracisë.

Nano: Thelbi i demokracisë është që popullit t’i jepet e drejta për të zgjedhur autoritetet qeverisëse.

Çipi: Shikoje rezultatin, po e zgjedh populli. Nëntë deputetë të PS shkojnë në Parlament pa votën e qytetarëve.

Nano: Kjo është tabela e zgjedhjeve të fundit në Britaninë e Madhe. Partia Laburiste ka fituar 34% të votave të elektoratit dhe ka marrë 63% të Parlamentit. Ligji zgjedhor britanik ekziston prej dekadash dhe në një vend që është tempulli i demokracisë.

Çipi: Për ty është tempulli i demokracisë. Më lejo të mendoj ndryshe. Ky rezultat tregon që ai është një sistem totalisht i padrejtë.

Nano: Pse njerëzit duhet të mos shohin domosdoshmërisht një gjë të keqe. Vende të ndryshme kanë kode zgjedhore të ndryshme. Kodet hartohen në raport me nevojat që vendi ka. Ka vende që kanë nevojë për stabilitet politik. Ka vende që privilegjojnë qeverinë e zgjedhur. Pra, të mbetet aty për 4 vjet dhe të mos diskutohen protesta për ta rrëzuar

Çipi: Nuk është demokratike.

Nano:  Sigurisht që nuk është, ama garanton demokracinë.

Çipi: Ti do stabilitetin, unë dua demokracinë.

Nano: Unë po shpjegoj logjikën.

Çipi: Shifrat e tregojnë se ky është një sistem kriminal njësoj si unë. Prodhon maxhoranca të pamerituara. Pse duhet të qeverisin laburistët me 34% të votave ose pse duhet të qeverisin të vetëm? Pse duhet të kenë 64% të vendeve? Unë dua një sistem që i jep hakun gjithsecilit.

Nano: Ky sistem të prodhon një mozaik që ty nuk të lejon të qeverisësh.  

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top