MC Networking

Gjermeni: Rritje e rasteve me hipertension, po shfaqet edhe te moshat e reja (VIDEO)

Mjeku i sëmundjeve interne Ilir Gjermeni tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se incidenca e të sëmurëve me hipertension ka ardhur në rritje në Shqipëri.

Ai theksoi se është ulur mosha mesatare e të sëmurëve, ku hipertensioni tashmë po shfaqet edhe në moshat e reja.

Në vendin tonë sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekshmërisë, këtu futet edhe hipertensioni. 40 për qind e të sëmurëve kronikë janë hipertensivë, dmth. zë një peshë të madhe në popullata. Ka ardhur duke u rritur incidenca, dhe përditë e më tepër po shohim që shfaqet edhe në moshat e reja.

Mosha mesatare ka filluar të ulet, dhe kemi një rritje të rasteve me hipertension. Faktorë të pamodifikueshëm janë mosha. Te faktorët e modifikueshëm përfshihet konsumi i shtuar i kripës, obeziteti, jeta sedentare, përdorimi i alkoolit dhe duhanit.

Pacientët duhet të ndjekin një stil jetese të shëndetshme, dhe jetë sa më aktive, duke ndërprerë alkoolin, duhanin. Ka edhe hipertension të fshehur. Shpesh herë pacienti s’paraqet shenja, ndonjëherë edhe i neglizhon, dhimbje koke, marrje mëndësh. Kripa e tepërt ndikon edhe te veshkat. Rezultatet paraprake të studimit janë shqetësuese”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top