MC Networking

Buxhovi: Nuk ka ekzistuar shteti mesjetar serb në Kosovë

Historiani dhe publicisti Jusuf Buxhovi tha në emisionin “Arnautistan” se nuk ka pasur një shtet mesjetar serb në Kosovë, sikurse pretendon historiografia serbomadhe.

Problemi i shtetit mesjetar është problem i historiografisë. Është versioni që jep historiografia serbomadhe. Historiografia jonë e ka marrë versionin e historiografisë serbomadhe. Krejt historiografia serbe, por edhe kjo që është ndikuar prej saj, e lidhin Rashkën me shtet mesjetar serb.

Këtu është problemi më i madh. Rashka është entitet i pavarur feudal, si shumë entitete ilirikë, në rrethanat e bizantit. Në të gjitha dokumentet kurrkund nuk quhet mbretëri serbe. Stefan Dushani është i fundit i Rashkës. Stefan Dushani s’është identifikuar me shtetin mesjetar serb, ai është si një zhupani e pavarur, në kuadër të gjithë mozaikut të autonomive të pavarura ilirike”.

Buxhovi ka disa objeksione ndaj historianit Noel Malcolm, veprën e të cilit e konsideroi të dobishme politikisht, por evidenton edhe probleme.

 “Malcolmi pranon edhe një teori tjetër, që është ndër teoritë më anti-historike dhe reaksionare, pranon tezën e arnautashit. Sipas memorandumeve serbe është se kur ka ardhur Perandoria Osmane, një pjesë e madhe e serbëve janë kthyer në turq, dhe më pas janë kthyer në myslimanë dhe shqiptarë. Kjo teori s’pi ujë në asnjë konstelacion”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top