Eksperti i ekonomisë Gjergj Buxhuku thotë se qëndrueshmëria e lekut në raport me euron, nuk vjen prej ekonomisë formale.
Duke folur për emisionin “MCN Economy”, ai deklaroi se ajo që ndodh në ekonominë shqiptare varet nga flukset informale që futen nga jashtë brenda.
Nëse do të shikojmë kursin e këmbimit të lekut në raport me dollarin dhe euron dhe të analizonim treguesit e ekonomisë shqiptare, nuk mund të arsyetionim dot pse leku është kaq i qëndrueshëm kundrejt euros, se jemi një vend që nuk prodhon, importon shumë.
Në vitin 2024 defiçitin tregtar e kemi patur 5.4 miliardë euro. Të gjithë treguesit që vijnë nga ekonomia formale, nuk e shpjegojnë dot këtë fuqi kaq të lartë monedhës vendase që është leku dhe këtë qëndrueshmëri të madhe të saj, ndaj euros dhe dollarit.
Nuk është se ekonomia formale shqiptare është e stabilizuar në shifrat e kursit të këmbimit, ajo që ndodh në ekonominë shqiptare varet nga flukset informale që futen nga jashtë brenda.
Këto flukse nuk mund t’i llogarisim. Prandaj jemi një rast i veçantë.
Ne jemi në një ekstrem të këtij rasti dhe nuk mund të japim siguri se leku me euron është stabilizuar dhe ne duhet të mësohemi me këtë nivel.
Këtë ne nuk e dimë, se jam i bindur se do të varet shumë se sa partnerët tanë tregtarë, BE, ku sigurohet në masën dërrmuese të mundshme ato para informale që futen në ekonominë shqiptare, do e lejojnë aktivitetin kriminal, për të realizuar këtë fluks parash që vijnë nga ato shtete në Shqipëri.
0 Comments: