Samiti i Komunitetit Politik, që mbahet në datat 15 dhe 16 maj, do të shoqërohet me masa të shtuara sigurie, bllokime rrugësh dhe trafik të rënduar në Tiranë dhe zonat përreth.
Pasagjerët që udhëtojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës këshillohen të nisen 3 deri në 4 orë përpara fluturimit. Rekomandohet kontrollimi i rregullt i njoftimeve nga linjat ajrore. Sugjerohet gjithashtu të bëhet check-in online dhe karta e imbarkimit të mbahet në telefon.
Në aeroport mund të ketë kontrolle shtesë sigurie, ndaj bashkëpunimi i udhëtarëve është i domosdoshëm.
Policia e Shtetit ka njoftuar akset e mëposhtme per akses ne aeroport gjate datave 15-16 Maj: rrugët dytësore të autostradës “Tiranë-Qafë Kashar – Rinas” , Unaza Veriore, degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas – Rinas dhe degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz - Valias-Rinas.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet në gatishmëri të plotë për të garantuar një përvojë udhëtimi sa më të sigurt dhe të organizuar për të gjithë pasagjerët.
0 Comments: