MC Networking

Skandali që tronditi BE-në/ Gjykata shqyrton sot “Pfizergate”, vendimi mund të shënojë një pikë kthese brenda unionit 

Të mërkurën, Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian do të shqyrtojë çështjen “Pfizergate”, për të cilën pritet të dilet me një vendim, raporton media "Follow the Money".

Fibank

Ky vendim do të vijë pas vitesh polemikash rreth aludimeve për fshirjen e mesazheve të shkëmbyera mes Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe gjigantit farmaceutik amerikan "Pfizer", në lidhje me një marrëveshje në vlerë disa miliardë euro për vaksinat anti-Covid. 

Ky skandal tronditi Brukselin dhe ngriti hije dyshimi mbi transparencën në proceset vendimmarrëse të BE-së. Beteja gjyqësore mund të rrëzojë pretendimin e Von der Leyen se 'është një kampione e palëkundur në sundimin e ligjit', sikurse është shprehur vet ajo ndërsa u është përgjigjur pyetjeve kritike të gazetarëve. 

Unë jam transparente”, këmbënguli Von der Leyen gjatë një debati publik para rizgjedhjes së saj. E megjithatë, vendimi mund të shënojë një pikë kthese për lirinë e informacionit brenda bllokut.

Cilat janë pyetjet kryesore që ngrihen në lidhje me rastin?

Çfarë fshihet në mesazhet që von der Leyen dëshiron ta mbajë sekret?

Von der Leyen zbuloi për herë të parë telefonatat dhe mesazhet e saj me Drejtorin Ekzekutiv të Pfizer, Albert Bourla, në një intervistë me “The New York Times” në prill 2021. Detajet e kontratave të zbuluara nga “Financial Times" tre muaj më vonë treguan se BE-ja pagoi një çmim më të lartë për dozat e reja që Von der Leyen arriti të sigurojë, në krahasim me porcionin e mëparshëm që u arrit për një çmim më të lirë. 

Marrëveshja e re, e cila përcaktonte prokurimin e 1.8 miliardë dozave të reja, përfshinte një rritje të çmimit të një doze të vetme nga 15.50 euro në 19.50 euro, duke u kushtuar qeverive evropiane miliarda euro shtesë në paratë e taksapaguesve.

Mesazhet mund të nxjerrin të dhëna rreth rolit të Von der Leyen në blerjen e vaksinës dhe të ndihmojnë që të hidhet dritë se përse u vendos një çmim më i lartë. Avokatët e saj thanë se ata nuk i kanë parë vet mesazhet, dhe nuk i janë përgjigjur pyetjeve të gjykatës nëse tekstet ekzistojnë ende. Komisioni Europian nuk i ka arkivuar mesazhet dhe nuk dihet nëse ato janë ruajtur në një telefon fizik. 

Çfarë ka mbetur për të vendosur nëse tekstet janë fshirë në mënyrë efektive?

Komisioni argumenton se vetëm mesazhet që përmbajnë informacion thelbësor kualifikohen si dokumente që i nënshtrohen ligjit të transparencës të BE-së, dhe këtu përjashtohen mesazhet “jetëshkurtra”. Deri më sot, ekzekutivi i BE-së nuk ka dhënë kurrë akses në asnjë tekst të vetëm, as nga Von der Leyen dhe as nga askush tjetër.

Në vendimin e tyre, 15 gjyqtarët e Gjykatës së Përgjithshme të BE-së ka të ngjarë të përqendrohen në përkufizimin e ngushtë të Komisionit se çfarë është një dokument zyrtar, tha studiuesja ligjore Päivi Leino-Sandberg për “Follow the Money” javën e kaluar.

Akademikja finlandeze, e cila e ka ndjekur çështjen nga afër, gjithashtu mendon se gjykata e Luksemburgut mund të thotë diçka në lidhje me detyrën e Komisionit Europian për të ruajtur dokumentet që i shpëtojnë ligjit. "Kjo do të thotë që nuk duhet të lejoheni të shmangni detyrimet e zbulimit duke shkatërruar në mënyrë aktive dokumentacionin", tha ajo. 
 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top